Dimri i zë në çadër! Bulqizë, shtëpinë e familjes në skamje e dëmtoi tërmeti

Shqipëria

Dimri i zë në çadër! Bulqizë, shtëpinë e familjes në skamje e dëmtoi tërmeti

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:32
Pamje nga videoja

Drita Keta dhe familja e saj jetojnë në Sopot të Zeqanit, në zonën e Bulqizës. Shtëpia e tyre u shkund dhe dëmtua rëndë nga tërmeti.

Gruaja duhet të kujdeset për gjithçka, edhe për burrin invalid.

Bashkim Keta, kryefamiljari, është invalid dhe lëviz vetëm me ndihmën e gruas. Ai s’ka mundësi të vendosë një gur për të ndërtuar shtëpinë e tij.

Familja Keta, në Bulqizë, po hyn në “zemër” të dimrit brenda vetëm një çadre. Bashkia nuk po e ndihmon, e për këtë arsye, kjo familje në skamje bën thirrje për ndihmë.

Nëse nuk ju hapet videoja klikoni për ta parë në Youtube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat