Taulant Muka denoncon: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj nuk kanë diplomë

Shqipëria

Taulant Muka denoncon: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj nuk kanë diplomë

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 17:39
Taulant Muka

Kauza e ish.zv-ministrit të Arsimit, Taulant Muka, duket se është verifikimi i diplomave dhe titujve shkencorë të politikanëve dhe akademikëve shqiptarë. Këtë herë Muka ka denoncuar publikisht kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha si dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për mungesë diplome.

Më tej akuzat e Mukës kanë vazhduar dhe për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, si dhe deputetin Taulant Balla, për plagjiaturë doktoraturash.

Më poshtë, denoncimi i plotë i Taulant Mukës:

A mund të negociojë rinia shqiptare me politikanë që mashtrojnë për shkollimin e tyre? O Zot, jetojmë në shtetin që drejtohet nga injoranca dhe korrupsioni!

Sfidoj publikisht:

-Edi Ramën, pa diplomë, doktoraturë plagjiaturë dhe me çrregullime personaliteti!
-Lulzim Basha, pa diplomë! Pretendon ka filluar studimet në Universitetin e Utrech në 1993, por nuk ka data diplomimi.
-Monika Kryrmadhi, doktoraturë plagjiaturë (që e bëmë publike me Vladimir Kola) qe e ka mbrojtur në ekonomi, jo në fushën e biokimisë ku ka mbaruar studimet
-Erion Veliaj, pa diplomë!

Po ti Taulant Balla, pse nuk e nxjerr doktoraturën plagjiaturë në Rumani? Nga fortolia e parlamentit e bëre? Pse takohesh me përfaqësuesit e universiteteve? Po i korrupton?

Nxirrni diplomat dhe nëse gënjej më hidhni në gjyq për mashtrim! Majft më me gënjeshtra, mjaft u tallët me këtë rini që po kërkon garanci për të ardhmen, mjaft me genocidin antishqiptarë! E gjithë shoqëria shqiptare duhet të mbështesë rininë plotë potenciale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat