Fuga: Ky është shqetësimi im për studentët e protestës

Shqipëria

Fuga: Ky është shqetësimi im për studentët e protestës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
Artan Fuga

Akademiku dhe profesori , Artan Fuga në një lidhje “Skype” nga Franca për emisionin “Kjo Javë” në “News 24” ka komentuar protestën e studentëve, ndërsa shtoi se kjo është një situatë shqetësuese kur sheh pjesën e të rinjve prej afro dy javësh në rrugë.

Gjithashtu akademiku Artan Fuga tregoi se heshtja e institucioneve është shqetësuese, por sipas tij nuk duhet të vijojë më tej kjo situatë.

Si e keni parë protestën e studentëve?

Gjëja e parë që dua të them sot, është se situata e shoqërisë shqiptare sot dhe e kombit në përgjithësi, që rinia  universitare që është në rrugë është një thirrje shumë e madhe për ata që kanë përgjegjësi për integrimin e saj në shoqëri. Qeveritarët, nëpunësit, drejtuesit të ministrisë së arsimit, bordet, senatet, pedagoget të rrimë nëpër shtëpitë tonë, pa u shprehur dhe pa qenë të shqetësuar për këtë çështje. Sot kam një shqetësim shumë të madh, është momenti që ne duhet ta kuptojmë. Nuk është një ditë, por po bëhen një javë. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Pse nuk ka një dialog mes studentëve dhe kryeministrit?

Është padyshim që midis rinisë, mes politikave qeveritare, por edhe institucioneve ka një humbje besimi. Ka një lloj bjerje e atij mirëkuptimi që duhet vendimet sa më shpejt. Ka një ngërc në këtë marrëdhënie.

Nuk dua t’i shtojë edhe më shumë elementë të ngatërruar kësaj pazzle, por dua të them që nga ana e zotit kryeministrit kërkohen përfaqësues të dialogojë, sepse është e pamundur të dialogojë dhe ky nuk është mekanizmi i duhur përball një mase të tillë. Studentët kanë kërkesa të ndryshme, ka pikëpamje të ndryshme, politike dhe jo politike dhe nuk mund të presësh që ato në dhjetë ditë të kenë një mirëkuptim”, tha Fuga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat