Banorët e Shijakut janë ngritur në protestë paraditen e sotme.
Mësohet se ata kanë bllokuar aksin Shijak-Durrës. Gjatë protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën me kazanë plehrash duke i vënë më pas flakën.
Qytetarët protestojnë për gjendjen e vështirë të rrugës që lidh qytetin e tyre me Durrësin. Po ashtu protestuesit kundërshtojnë edhe çminin e naftës.
Prej disa ditësh në disa qytete të vendit janë organizuar protesta, kryesisht për kundërshtimin e çmimit të naftës.