Banorët e Xhafzotajt në protestë

Shqipëria

Banorët e Xhafzotajt në protestë

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:43
Xhafzotaj

Dhjetra banorë në Xhafzotaj të Durrësit kanë protestuar paraditën e së dielës për infrastrukturën. Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për 15 minuta me kazanët e mbeturinave rrugën nacionale Durrës-Shijak, duke i vënë zjarrin.

Ata kërkuan që të rehabilitohej rruga që lidh Xhafzotajn me qytetin e Durrësit, e cila është tejet e amortizuar.

Por kjo nuk është protesta e parë që ata kanë bërë për këtë problem. Edhe herë të tjera ata janë mbledhur bashkë duke kërkuar rehabilitimin e kësaj rruge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat