Surprizat e motit/ Ja moti për nesër

Shqipëria

Surprizat e motit/ Ja moti për nesër

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Ditën e nesërme do të rikthehen sërish shirat mbi vendin tonë. Sipas meteorologëve në të gjithë territorin do të ketë reshje të shumta shiu të cilat do të vijojnë edhe gjatë ditës së martë.

Institutit i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon që reshjet nesër në shumicën e qarqeve do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe, ndërsa në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. Të premten dëbora zbardhi Kukësin, ndërsa Thethi u bllokua nga reshjet e dendura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat