Përpjekja e PD-LSI për të marrë në kontroll protestën. Aksioni humb ritmin dhe numrat

Shqipëria

Përpjekja e PD-LSI për të marrë në kontroll protestën. Aksioni humb ritmin dhe numrat

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 22:22
Foto

Javën e fundit një grup protestuesish kanë qëndruar në Bulevard para kryeministrisë në emër të protestës së studentëve. 

Por një investigim I emrave dhe fotografive të atyre që kanë qëndruar aty zbulon se ata që kanë qëndruar janë njerëz të partive opozitare dhe ndonjë pjesëtarë i Lëvizjes për Universitetin. 

Sipas vëzhgimit të bëra rezulton se në datë 11 dhjetor tre personat kyç të atyre që qëndronin në shesh ishin  Joni Grabocka, banues në Tiranë, ka punuar më parë tek kompania ”Nesim Sh.P.K, I cili nuk është student, por si përfaqësues i shoqërisë civile. 

Një tjetër është Andon Pjetri, banues në Tiranë, përfaqësues i shoqërisë civile, që po ashtu nuk është student. 

Ilirian Arifi, banues në Tiranë, eksponent i Lëvizjes Socialiste Për Integrim(L.S.I). 

Ndërkohë më 12 dhjetor  gjatë natës, kanë qëndruar para Kryeministrisë shtetasit: 

Erald Tomorri , banues në Fier, I cili nuk është student, por mbështetës i “Lëvizjes Për Universitetin”. 

Klajdi Bello, eskponent i Partisë Demokratike,  Ylli Berisha, endacak, banues në Durrës si dhe 

Franc Ribaj, i pa punë, nuk është student. 

Më 13 Dhjetor gjatë natës, kanë qëndruar para Kryeministrisë shtetasit: 

Roland Murati, banues në Tiranë, nuk është student, i pa punë, Pal Shkambi banues ne Shkodër, përfaqësues i Partisë Popullore Kristiandemokrate të Shqipërisë. 

Klajdi Bello, eskponent i Partisë Demokratike, si dhe Olgert Rakipllari, nga Pogradeci, student, eksponent F.R.D 

Në datë 14 dhjetor gjatë natës, kanë qëndruar para Kryeministrisë shtetasit: Kladi Baxha, I cili nuk është student, mbështet lëvizjen studentore, Xhon Pjetraj, nuk është student, mbështet lëvizjen studentore. 

Në datë 15 Dhjetor  gjatë natës, kanë qëndruar para Kryeministrisë shtetasit: Blerim Raçi, ka studiuar më parë te Kolegji Dardania, mbështet lëvizjen studentore, Ardit Maliq, nuk është student , mbështet lëvizjen studentore, si dhe  Adriatik Mërtiri, nuk është student , mbështet lëvizjen studentore. 

Sot më 16 Dhjetor në mëngjes ka pasur rreth 20 vetë. 

Përpjekja e LSI PD për të marrë në kontroll protestën dhe për ta çuar para kryeministrisë degradoi protestën dhe deinkurajoi studentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat