Topalli: Lulit i dalin më shumë vota se sa votues

Shqipëria

Topalli: Lulit i dalin më shumë vota se sa votues

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:58
Jozefina Topalli

Ish kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka postuar procesverbalin nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, duke thënë se është interesant se si Lulzim Bashës i dalin vota më shumë se votues.

Sipas procesverbalit të postuar, shihet se para fillimit të punimeve kanë qenë 4741 delegatë, ndërsa, në procesin e votimit kanë marrë pjesë 4919 delegatë.

Ish deputetja e PD-së, ka akuzuar Bashën se në kundërshtim me statusin e Partisë Demokratike, në thyerje të gjithë traditës demokratike 25 vjeçare, Basha nuk thirri as kryesinë, as Këshillin Kombëtar për t’u konsultuar as për datën e Kuvendit, as për agjendën, as për çështjet politike të ditës, as për humbjet e tij elektorale.

“Në fakt që ditën që Lulzim Basha është ulur në karrigen e kryetarit, nuk ka thirrur asnjëherë Këshillin Kombëtar duke hyrë në rekordet guiness të politikes shqiptare”, kishte shkruar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat