Nga sot nis shpërndarja e shpërblimeve të pensionistëve

Shqipëria

Nga sot nis shpërndarja e shpërblimeve të pensionistëve

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare do të fillojë nga sot pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.

Për të shmangur radhët është realizuar një grafik në të gjitha qendrat e postës ku do të punohet ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 20.00 të mbrëmjes.

Kështu çdo ditë deri në orën 14:00 do të realizohet dhënia e pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi i fundvitit për ata që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat