Të sëmurë në varfëri

Shqipëria

Të sëmurë në varfëri

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:41
Pamje nga video

Çdo ditë, Mersimi kujdeset për bashkëshorten e paralizuar. Kjo është jeta e 62-vjeçarit prej 20 vitesh, që kur e shoqja Drita u sëmur.

Në fshatin Bejn në Bashkinë Klos të Matit jeta nuk është e lehtë as për të rinjtë. Ndërsa për çiftin e të moshuarve vështirësitë shtohen me ndërtesën ku banojnë, e cila rrezikon t’i zërë brenda.

Tërmeti i fundit ia ka dëmtuar shtëpinë, ku muret dhe tavanet janë drejt shembjes. Për të mbajtur çatinë dhe tavanin që të mos bien, 62-vjeçari ka vendosur disa mbajtëse druri.

Të vetmet të ardhura për këtë familje janë vetëm 5 mijë lekë në muaj dhe Mersimi shpesh shet pulat apo delet për të blerë ilaçet e bashkëshortes.

Pasi u janë drejtuar institucioneve pa gjetur zgjidhje, të moshuarit bëjnë thirrje publike për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat