Shpërthen pedagogu ndaj kolegëve: Fundërrina, u mësoni studentëve poshtërsira!

Shqipëria

Shpërthen pedagogu ndaj kolegëve: Fundërrina, u mësoni studentëve poshtërsira!

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 13:21
Studentet

Ardian Ndreca, profesor në Universitetin Urbaniana në Romë, ka komentuar protestën e studentëve. Me anë të një reagimi në “Facebook”, ai ka renditur arsyet që sipas tij universitet publike shqiptare kanë marrë fund.

Sipas tij pedagogët në vendin tonë janë hajdutë dhe fundërrina, ku në vend që t’i edukojnë studentët, ata që në hapat e parë u mësojnë se poshtërsia në jetë është e domosdoshme.

Reagimi i plotë

Edhe po t’i sillte dikush në Shqipni bibliotekat e laboratoret ma të mira të botës, universitetet tona nuk bahen, pse ato nuk janë veç biblioteka, laboratore, konvikte e dushe me ujë të nxehtë.

Me pedagogë hajduta xhepash që zhvasin studentat, marrin rryshfete, dhurata, favore të ndryshme në shkëmbim të notës apo të mirave tjera që jep sistemi i edukimit, nuk bahen kurrë universitetet.

Ata ose ato që s’bashkut me shkencën do të duhej t’u përçonin studentave edhe spesorin e nji jete morale me integritet të naltë, që as duhan nuk duhet të pinin para tyne (siç thonte nji koleg i jemi i moçëm), për mos me dhanë shembull të keq – i mësojnë studentat, qysh në hapat e parë të rrugëtimin e tyne, se poshtërsia në jetë asht e domosdoshme.

Shqipnia, vendi ma i vorfën në Europë, me pedagogë me dy-tri makina, me apartamente e me konto bankare të pajustifikueshme.

Jeni hajduta xhepash e shumicës tuej shkenca e kultura nuk ia kanë pa asnji lloj të miret.

Jeni fundërrina pa asnji ideal, të gjithë ju që edhe nji herë të vetme në mënyrë pasive apo aktive keni korruptue nji mision të shenjtë siç asht edukimi i brezit të ri dhe keni shti në shpirtin e të rinjve farën e korrupsionit.

Për shumicën tuej s’ka me u pre kurrë asnji fletë arrestit, por mbrenda vetes e shihni në transparencë që jeni fundërrina, dhe s’ka asnji justifikim për sjelljen tuej, pse nëse nevoja për pare do të ishte justifikim për atë çka bani ju, atëherë kushdo mund të vritej në rrugë për me u grabit, bankat mund të theheshin pa problem dhe asnji normë e ligj s’do të kishin pikë vlere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat