Studentët humbin durimin, përplasen me policinë

Shqipëria

Studentët humbin durimin, përplasen me policinë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:36
Një grup studentësh kanë tentuar të krijojnë një kordon rreth kryeministrisë por janë ndaluar nga policia

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje protesta e sotme e studentëve para kryeministrisë.

Një grup studentësh kanë tentuar të krijojnë një kordon rreth kryeministrisë por janë ndaluar nga policia.

Policët nuk i kanë lejuar dhe janë përpjekur t'i largojnë të rinjtë duke sjellë dhe përplasje.

Pjesa tjetër e studentëve nuk kanë qenë dakrod me grupin e të rinjve që tentuan të bëjnë kordonin duke sjellë kështu edhe debat mes studentëve.

Forcat shqiponja që kanë bërë kordonin nuk lejuan afrimin e studentëve te godina e kryeministrisë duke tentuar t'i largojnë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat