Nishani: Rama, një kryeministër i korruptuar, i vetmi pa diplomë universiteti

Shqipëria

Nishani: Rama, një kryeministër i korruptuar, i vetmi pa diplomë universiteti

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:11
Bujar Nishani

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha sot se studentët shqiptarë janë në protestë masive për të drejtat dhe liritë sociale dhe akademike.

Nishani shkruan se protesta e tyre është kundër një kryeministri të korruptuar, i vetmi kryetar qeverie pa një diplomë universiteti që nga koha e rrëzimit të diktaturës komuniste.

Ish-Presidenti i cilësoi manovrat e qeverisë si “përpëlitje të dështuara të një kaste pushteti të korruptuar, të degraduar e në ikje për ta kufizuar protestën e tyre masive si përfaqësim të partive politike kundërshtare”.

Ja postimi i ish-Presidentit Nishani

Studentët shqiptarë në protestë masive për të drejtat dhe liritë e tyre sociale dhe akademike. Kundër një Kryeministri të korruptuar i cili është kryeministri i vetëm pa një Diplomë Universitare që nga koha kur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste dhe u vendos sistemi demokratik pluralist politik.

Asnjë argument dhe arsyetim normal prej këtij kryeministri kundër kërkesave të studentëve.

Përpëlitje të dështuara të një kaste pushteti të korruptuar, të degraduar e në ikje për ta kufizuar protestën e tyre masive si përfaqësim të partive politike kundërshtare.
Një propagandë mjerane për “popullin armik”.

E qartë që studentët as kompleksohen , as përçahen e as tërhiqen nga propaganda e një njeriu që as nuk e njeh, as nuk e kupton e as i afrohet dot jetës universitare studentore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat