Studentët, në protestë kombëtare

Shqipëria

Studentët, në protestë kombëtare

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:22
Studentët, në protestë kombëtare

Protesta e sotme është mbështetur edhe nga qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së dy partive të opozitës, LSI dhe PD.

Ata janë mbledhur rreth orës 10:30 nga fakultetet e Tiranës dhe disa fakulteteve në rrethe. Më parë, kanë bllokuar rrugën për një orë në Rrugën e Elbasanit. Ndërkohë, ata kërkojnë që të shtyhet sezoni i provimeve dhe se në janar kanë marrë vendimin se nuk do të paguajnë tarifën vjetore të studimit.

Protesta e sotme është mbështetur edhe nga qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së dy partive të opozitës, LSI dhe PD, për të mbështetur protestën e studentëve. Qytetarët kanë tentuar të hedhin edhe tymuese në mes të turmës dhe para Kryeministrisë, por studentët i kanë bërë thirrje që të largohen pasi nuk janë për dhunë, por për realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, në mesditë, një grup qytetarësh që iu bashkua protestës tentoi të drejtohej drejt hyrjes së Kryeministrisë, por kanë qenë studentët ata që kanë bërë një gardh mbrojtës duke mos i lejuar ata, ndërkohë që pak metra më larg qëndronte edhe policia, transmeton “Tch”.

Protesta e studentëve do të vijojë edhe për disa ditë të tjera, ndërkohë që të premten nisin pushimet e festave të fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat