Grupe studentësh kanë bllokuar disa akse kryesore të Tiranës dhe menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter.
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë”, shkruan Rama në rrjetin social.
Ndërkohë, në mesditë, një grup qytetarësh që iu bashkua protestës tentoi të drejtohej drejt hyrjes së Kryeministrisë, por kanë qenë studentët ata që kanë bërë një gardh mbrojtës duke mos i lejuar ata, ndërkohë që pak metra më larg qëndronte edhe policia.
Protesta e studentëve do të vijojë edhe për disa ditë të tjera, ndërkohë që të premten nisin pushimet e festave të fundvitit.