Investime për remontin e rrjetit energjetik në Lushnje

Shqipëria

Investime për remontin e rrjetit energjetik në Lushnje

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se, ka nisur investimet për remontin e sistemit energjetik në Lushnje, me qëllim përmirësimin e furnizmit me energji për këtë zonë, veçanërisht tani në prag të festave të fundvitit kur shtohet konsumi i energjisë.

OSHEE njofton se, si pasojë e remontit të planifikuar në nënstacionin Plastmas, është stakuar energjia në disa lagje të qytetit të Lushnjes: lagjia “Xhevdet Nepravishta”, “Kongresi i Lushnjes”, “Skënder Libohova”, lagjia “Clirimi”, “Loni Dhamo”. Lagjia “18 Tetori” dhe “Kadri Qystri”.

“Punimet kryhen për fuqizimin e rrjetit elektrik me qëllim përballimin e fluksit të ngarkesës në këto ditë të ftohta”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat