KPA shtyn për të enjten vendimin për Edmond Islamajn

Shqipëria

KPA shtyn për të enjten vendimin për Edmond Islamajn

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:52
Edmond Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i mbledhur këtë të hënë për të zhvilluar seancën publike gjyqësore ndaj subjektit për rivlerësim kalimtar Edmond Islamaj, vendosi që ta shtyjë seancën për ditën e enjte, në orën 9:30 të mëngjesit.

Vendimin, trupa gjykuese e KPA-së e ka marrë për t’i dhënë kohën e nevojshme subjektit të rivlerësimit që të shpjegojë dhe provojë mënyrën e përfitimit të çmimit të shitjes së autoveturës “Range Rover”.

KPA ishte mbledhur për të shqyrtuar ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit të datës 7 qershor të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbi subjektin Edmond Islamaj.

Në seancën e sotme, Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit analizuan vlerën provuese të provave, të cilat trupi gjykues vendosi të merren në gjykimin e kësaj çështjeje me vendimin e ndërmjetëm të datës 17.12.2018. Komisioneri Publik kërkoi hetimin edhe të disa fakteve dhe marrjen e disa provave të tjera, kërkesë e cila nuk u pranua nga trupi gjykues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat