Bien edhe më temperaturat, avancojnë masat e ftohta arktike

Shqipëria

Bien edhe më temperaturat, avancojnë masat e ftohta arktike

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 07:32
Pylli i Arinjve, Prishtinë. Arusha Gjina.

Kontinenti Europian është përfshirë nga aktiviteti masave ajrore të ftohta të cilat do të ifluncojnë mot me rreshje dhe temperatura të ulëta  në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E martë, 18 dhjetor 2018: Masat e ftohta arktike do të avancojnë me tej drejt vendit  duke bërë të mundur reshje bore intensive përgjatë zonave malore dhe kodrinore deri në lartësitë 400-600 metra në nivelin e detit. Ndërsa zona perëndimore do të ketë reshje shiu.

Gradualisht pasdite rreshjet do të humbin intesitet duke u spostuar drejt Ballkanit lindor. Era do të jetë  me drejtim verilindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të  jetë i forcës 5-6 ballë me  lartësi  vale 1,5 deri në 5,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          -5/3°C 
Zonat e  ulëta           0/10°C
Zonat  bregdetare   4/13°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat