Basha per Imamin, Boden, Topallin, Patozin: Askush nuk mbahet me zor...

Shqipëria

Basha per Imamin, Boden, Topallin, Patozin: Askush nuk mbahet me zor...

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:07
Patozi, Imami

Kreu i opozitës ka folur për largimin e kritikëve nga partia

Babaramo: Kthehemi tek Kuvendi i fundit. Për herë të madh njerëzish që refuzojnë të kandidojnë?

Basha: Jo jo. Të paktën jo për herë të parë.

Babaramo: Të paktën 10 vetë. Ju si i vutë në listë?! Pa u konsultuar me ta?

Basha: Anëtarët e vjetër vihen automatikisht në listë.

Babaramo: Edhe zonja Godo?

Basha: Zonja Godo ishte një keqkuptim. Sepse personat që e rekomanduan më lanë përshytjen se kishin komunikuar dhe kishin garantuar kandiditim e saj.

Babaramo: Thatë të gjithë automatikisht, po z Imami…

Basha: Hoqi dorë.

Babaramo: Ai tha s’më la kënaqësinë as të jepja dorëheqjen

Basha: S’e kam dëgjuar por zotit Imami iu komunikua zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PD që ishte në listën e kandidatëve, pranoi atë natë dhe të nesërmen mori në telefon Sekretarin e Përgjithshëm dhe i tha nuk dua të jem në listë.

Babaramo: Ndërkohë, Patozi, Imami, Topalli ju kanë sulmuar shumë ashpër dhe vazhdojnë sulmet e tyre. Ju pretendoni që ta bashkoni PD, ndërkohë që këna kanë qënë figura të rëndësishme të saj, si nënkryetarë të PD, një si themelues i saj, ju akuzojnë se familjarët tuaj e kanë privatizuar PD. Ç’përgjigje keni për ta?

Basha: Atë që kam thënë gjithmonë që është një mashtrim i pasktrupullt. Dhe unë nuk merrem me asnjërin prej tyre personalisht dhe se qendrimet e mia s’kanë qënë personale por politike. Që të jesh demokrat nuk do të thotë të kesh post në parti.

Babaramo: Si e gjykoni përzgjedhjen e z Bode nga qeveria Rama, ish sekretari i Përgjithshëm i PD, 8 vjet ministër Financas si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë? Keni koment?

Basha: Jo s’kam asnjë koment.

Sepse është një çështje që s’ka revelancë me problemet që unë përballem sot si kryetar i opozitës dhe betejën që kam për interesin publik. Këto janë gjëra që i kanë bërë në kokë të vet dhe nuk detyroj askënd të mbajë standardin e demokratit në Partinë Demokratike. Ka njerëz që duan vazhdojnë betejën, ka njerëz që rikthehen në betejë dhe janë rikthyer shumë prej tyre pasi janë larguar, disa edhe me të drejtë, për një farë kohe që kanë humbur besimin për shkak mangësive të mia në vendimarrje , por me zor në betejë nuk mbahet askush.

Babaramo: Do te tentoni t’i afroni sërish këto emra që përmenda?

Basha: Asnjëherë nuk rresht puna ime për të bashkuar të gjithë ata që duan me të vërtetë të kontrobuojnë për Partinë Demokratike si një forcë europianiste apo që duan të kontribuojnë duke qënë në krah të njerëzve, në krah të qytetarëve atje ku përballen ditë për ditë me keqqeverisjen dhe me shkeljen e të drejtave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat