Rama: Mua të shkretin më bëtë dhe instagramist! Nga ballkoni t'jua plotësoj kërkesat?

Shqipëria

Rama: Mua të shkretin më bëtë dhe instagramist! Nga ballkoni t'jua plotësoj kërkesat?

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në auditoret e Universitetit Bujqësor në Kamëz, diskutoi me pedagogë dhe studentë në lidhje me problematika të Arsimit të Lartë.

Në kulmin e protestës studentore për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, nuk kanë munguar edhe replikat në këtë mbledhje mes Ramës dhe një studenteje. Kjo e fundit tha se do të largohej nga takimi pasi paraprakisht ishin njoftuar se do të kishin takim me rektorin dhe jo me kryeministrin.

Rama këmbënguli se nëpërmjet dialogut do të dalë një dokument që do të ketë një pjesë për të gjithë njëlloj dhe një pjesë për çdo universitet me specifikat e veta.

"Mua të shkretin me keni bërë edhe instagramist duke u munduar që të dialogojmë me ato format me shenja" Si u bëka plotësimi i ktyre pikave me megafon. Si të dal në ballkon t'i plotësoj apo në instagram? Në instagram ua kam thënë 'po' për çdo pikë, qeveria e pranon sfidën për këto pika se edhe mund të mos i pranonte fare e te thoshte vazhdoni rrini aty. Plot qeveri e bëjnë nuk dialogojnë fare. Kur qeveria thotë  jam shumë dakord që janë çështje të rëndësishme, ti thua jo nuk vij, plotësoji. Me shumë respekt kam frikë se shumë nga ata nuk i dinë çfarë duan", u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat