Reshjet e borës, të gjitha akset e Shqipërisë të kalueshme

Shqipëria

Reshjet e borës, të gjitha akset e Shqipërisë të kalueshme

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se situata e qarkullimit në akset kombëtare është nën kontroll, dhe se nuk ka pasur bllokim rruge në asnjë moment.

Sipas ARRSH-së, në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete të shumta. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm, ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.    

Po punohet pa ndërprerje edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm. Kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.

Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.

Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur, po punohet për ta përmirësuar.

Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

Në të gjithë qarkun Korçë ka pasur reshje bore. dhe Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit.

Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, në akset e tjera nuk ka probleme, transmeton atsh. 

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat