Kreu i Prokurorisë Berat në Vetting

Shqipëria

Kreu i Prokurorisë Berat në Vetting

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:06
Eloida Goxhaj

Eloida Goxhaj, drejtuesja e Prokurorisë Berat po kalon në “sitën” e vetting-ut.

ILDKPKI ka dorëzuar raportin për pasuritë, duke dalë në përfundim se deklarimi i saj është i saktë, nuk ka kryer fshehje. KPK, pas hetimit të thelluar, konsistoi likuiditete në bono thesari në vlerë 2.2 milionë, nga kursimet dhe nga paga si prokurore. Ka rezultuar se dy banka kanë konfirmuar se Goxhaj disponon bono thesari me vlere 1.2 milionë lekë dhe 1 milion lekë.

Prokurorja jeton në shtëpinë e prindërve në Tiranë dhe i fituar nga privatizimi në vitin 1993.

Sa i përket figurës, DSIK thotë se ka figurë të paster dhe përshtatshmëri.

Në lidhje me aftësitë profesionale, Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzur raport duke vlerësuar etikën, dosjet dhe angazhimin profesional të Goxhajt.

Por, për prokuroren ka 3 denoncime të paraqitura pranë komisionit për zvarritje të hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat