Rama pasi takoi studentët e UBT: Askush nuk tradhtoi askënd

Shqipëria

Rama pasi takoi studentët e UBT: Askush nuk tradhtoi askënd

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 15:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi dialogun me pedagogë dhe studentët të Universitetit Bujqësor.

Pas përfundimit të takimit në nga auditoret e UBT-së, në një postim në Twitter Rama tha se askush nuk tradhëtoi askënd.

"Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam. Askush nuk tradhëtoi askënd, e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut ,situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve", shkruan Rama.

Por nderkohe, nje studente ne auditor teksa mori mikrofonin tha se dekani i kishte mashtruar per takimin pasi ishin njoftuar se behej fjale per nje mbledhje mes studenteve dhe jo nje takim me kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se do te donte te ishte ne proteste me studentet e tjere, dhe per kete arsye ajo braktisi mbledhjen. Nderkohe ne auditor, ashtu si edhe ne takime te tjera qe Rama ka bere si i ftuar ne emisione televizive, ashtu edhe dje tek Fakulteti i Gjeologji MInierave, nuk munguan anetare te FRESSH-it.

Studentet protestues deri me tani nuk kane pranuar asnje takim, dialog, apo negociate me kryeministrin Edi Rama, dhe thone se kush dialogon me kreun e qeverise nuk perfaqeson interesat e studenteve, te cilat jane shfaqur permes 8 pikave qe kerkojne vecse te plotesohen nga kreu i qeverise. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat