Delegacioni i BE-së: Dialog që kërkesat e studentëve të përkthehen në zgjidhje konkrete

Shqipëria

Delegacioni i BE-së: Dialog që kërkesat e studentëve të përkthehen në zgjidhje konkrete

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, iu bën thirrje studentëve dhe qeverisë të dialogojnë, që kërkesat e studentëve-protestues të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike

Në njoftimin për mediet të Delegacionit, theksohet se tashme ka ardhur koha e dialogut.

“Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, thotë delegacioni i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian, mbështet kërkesat e studentëve, dhe nënvizon se kauza e tyre shpreh vlera të një demokracie të shëndetshme.

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë”, thotë delegacioni.

Deklarata e delegacionit, thekson gjithashtu se kauza e studentëve tashmë ka marrë edhe  një konsensus të gjerë në shoqërinë shqiptare.

“Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit”, përfundon deklarata e delegacionit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat