Berati bëhet pjesë e projektit “Bashki të forta”

Shqipëria

Berati bëhet pjesë e projektit “Bashki të forta”

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 19:52
U prezantua sot projekti “Bashki të forta”

Në mjediset e bashkisë së Beratit u prezantua sot projekti “Bashki të forta”, që synon mbështetjen e bashkive të Shqipërisë në fushën e shërbimeve publike, financave dhe arsimit parashkollor.

Projekti synon jo vetëm ngritjen e kapaciteteve, por edhe mbështetje për sektorët e mësipërm. Projekti financohet nga qeveria zvicerane dhe zbatohet në bashkëpunim me bashkinë e Beratit dhe bashkitë e tjera të Qarkut të Beratit.

Ne takim ishte e pranishme Afize Skëndo, nënkryetare e bashkisë, si dhe përfaqësues të institucioneve publike të qarkut të Beratit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat