Kristo: Sajimet e Ramës pas protestave të studentëve

Shqipëria

Kristo: Sajimet e Ramës pas protestave të studentëve

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:17
Erion Kristo

Pedagogu Erion Kristo në Ora News e cilëson ligjin e arsimit të lartë, një "vërrë në ujë".

Kristo: Është bërë kala. Para 4 vitesh isha në një debat se çfarë do të bëjë ai ligji. U thashë mos u shqetësoni shokë se një mender jush një ligj është. Një vërrë në ujë ka për të bërë dhe në fakt u thellua vërra. Ka dalë një tezë e re. Studenti në qendër. Në fakt, studenti ka qenë në qendër për t'u grabitur. Studentët kanë ngjallur entuziazëm të jashtëzakonshëm tek njerëzit dhe besoj që kryeministri nuk po e menaxhon si duhet këtë krizë. Jam 400% i bindur që ai nuk do të kthejë. Ai do që t'i ulë studentët në gjunjë. Mungoi sinqeriteti që në takimin e parë ku u porosit administrata të çonte mesazhe, pastaj tek një emision i sajuar. Pastaj u sajua një protestë me studentët e Gjeologjikut ku studenti më i ri ishte 85 vjeç. Ka një mungesë sinqeriteti dhe po mundohet ta menaxhojë siç e ka menaxhuar gjithmonë. Dialogu fillon kështu; unë jam kryeministri i vendit dhe mbaj përgjegjësi për këtë gjendje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat