Kryemadhi: Veliaj mund të bëhet kryeministër para zgjedhjeve

Shqipëria

Kryemadhi: Veliaj mund të bëhet kryeministër para zgjedhjeve

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 23:52
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar këtë të martë se kryebashkiaku Veliaj mund të bëhet kryeministri i ri i Shqipërisë.

Deklarata është bërë në emisionin Dritare. Kryemadhi shtoi se Veliaj mund t’i zërë vendin Ramës për shkak të këtij të fundit.

“Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. Rama mund të jetë kostoja e kësaj situate dhe socialistët s’kanë pse të bëhen pis me trafikun e drogës, etj. Treçereku i PS vijnë qahen te unë dhe janë gati ta rrëzojnë Edi Ramën. 

Opozita e ka shansin 100% për të fituar jo vetëm në Tiranë, por kudo. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur. Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me Teatrin dhe kjo nuk do t’i ndahet gjatë gjithë jetës –tha kryetarja e LSI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat