Rama nuk dëshiron të flasë me studentët, thotë deputeti gjerman

Shqipëria

Rama nuk dëshiron të flasë me studentët, thotë deputeti gjerman

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 06:24
Foto nga protesta

Deputeti i bundestagut gjerman Andres Lammel i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, në një konferencë për mediat ka thënë se Komisioni i Venecias e mbështet vettingun në politikë në mënyrë që këta politikanë që zgjidhen të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

Lammel u shpreh se me rëndësi është që projektligji i opozitës të diskutohet në Kuvend.

Ai gjithashtu foli edhe për problemet zgjedhore ku përmende financimin e partive dhe të fushatave elektorale, por edhe faktin se vitin tjetër një pjese të votuesve u mbaron karta e identitetit, si dhe problemin me listat zgjedhore.

Deputeti gjerman nuk la pa përmendur edhe protestën studentore dhe mënyrën se si po sillet qeveria. Sipas tij qeveria nuk është e gatshme për bisedime serioze me studentët.

‘Këtu nuk dua të vlerësoj nëse kërkesat e studentëve 100% të pranohen por çfarë dua të them është se grilat në kryeministri janë të ulura, çfarë është edhe një shenjë që qeveria nuk është aspak e gatshme për të folur me studentët, unë shpresoj që ditën e ardhshme qeveria të nisë bisedë serioze me studentët’, u shpreh Lammel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat