Rama-studentëve: Dallim esencial mes ultimatumeve dhe demokracisë, pranoni dialogun

Shqipëria

Rama-studentëve: Dallim esencial mes ultimatumeve dhe demokracisë, pranoni dialogun

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:59
Kryeministri Edi Rama

“Ka një dallim esencial mes ultimatumeve dhe demokracisë”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke komentuar kërkesat e studentëve dhe refuzimin e tyre për të dialoguar.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët në Universitetin e Vlorës.

Një grup prej 20 studentësh bllokuan derën e Universitetit të Vlorës duke tentuar që të mos zhvillohej dialogu i kryeministrit Edi Rama me studentët e tjerë që ishin në sallë.

Kryeministri Rama iu drejtua studentëve që të bëheshin pjesë e dialogut me studentët e tjerë të këtij Universiteti.

Askush nuk ju ka ndaluar të hyni brenda, iu drejtua Rama studentëve, duke shtuar se “shfaqjet me britma dhe teatër, sikur po j’u ndalojnë dhe pengojnë nuk janë argument”.

“Ideja se ‘ja ku janë 8 pikat, thuaji po ose jo se nuk duam të dëgjojmë’, apo ajo shprehja se ‘ne nuk flasim dot me ty se t’i të mbush mendjen’ janë shprehje të paaftësisë për të përballuar sfidën me mençuri dhe argument. Nuk çuditem nga kjo paaftësi se i ka rrënjët tek një sistem edukimi i dërrmuar për një periudhë të gjatë tranzicioni nga shkolla fillore deri sot”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se studentët që bllokuan hyrjen në sallë nuk kanë asnjë ekskluzivitet mbi protestën, të drejtat apo liritë e të tjerëve.

“Janë disa grupe. Ka protestues që nuk duan të logjikojnë, ka që duan, ka që nuk duan, ka që bërtasin dhe ka që mbështesin pa bërtitur të gjithë janë për një qëllim”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat