Gent Ibrahimi zgjidhet në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Shqipëria

Gent Ibrahimi zgjidhet në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Gent Ibrahimi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e parë në sallën e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka zgjedhur si kreun e tij Gent Ibrahimin, i cili vjen nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë.

Mbledhja u drejtua nga gjyqtari Nurihan Seiti dhe e pranishme në të shihet edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Në këtë mbledhje pritet tanimë të zgjidhet zëvendës kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të miratohet vendimi deklarues me datën e krijimit të Këshillit dhe të hidhet shorti për përcaktimin e anëtarëve jo prokurorë që do të shërbejnë në një mandat 3-vjeçar.

Më 11 dhjetor, u përcaktuan 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi. Pas numërimit të 297 votave të prokurorëve shqiptarë, prokurorët më të votuar nga rrethet rezultuan Besnik Cani, Gent Osmani dhe Atoneta Sevdari.

Ndërsa dy prokurorët e Apelit, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi u zgjodhën automatikisht për shkak se kishte vetëm dy vende të lira, për dy kandidatë. Me zgjedhjen e 6 anëtarëve të KLP nga radha e prokurorisë, ky institucion u konstituua, pasi më herët janë zgjedhur 5 anëtarët nga shoqëria civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat