Rama bëhet për “ujë të ftohtë”, studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend

Shqipëria

Rama bëhet për “ujë të ftohtë”, studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Studenti dhe Edi Rama

Takimi i Ramës me studentët në Vlorë, nuk shkoi ashtu siç kryeministri e kishte pritur.

Fillimisht një pjesë e studentëve e braktisën mbledhjen, teksa e akuzuan kryeministrin për një takim të paramenduar dhe pa njoftuar të gjithë studentët.

Por gjatë mbledhjes Rama u përball me akuza nga ana e studentëve.

Fillimisht një prej tyre e pyeti se ku i ka gjetur lekët për vilën e ndërtuar në Surrël.

Ndërsa një student tjetër e quajti Ramën si mashtruesin më të madh në vend.

Studenti: Jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Kur ju ishit i aftë i mbyllnit gojën kryetarit të opozitës Lulzim Basha, çfarë jemi ne studentët?!!! Unë dialogun nuk e pranoj se më thyhet inteligjenca edhe takimet që bëhen, janë që ti mbushni mendjen popullit janë më shumë se kaq.

E dyta nuk mund të negociohet për gjërat bazë, dhe e treta do të ishte shumë e qartë dëshira juaj për dialog nëse plotësoni njërën nga këto tetë pika, jemi studentë dhe jo dele. Nëse ju jeni i forti në këtë vend më falni. Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, por nga ju. Fëmijët pyesin kush është Rama dhe thonë erdhi Rama obobobo!!!! Nuk e meritojmë këtë shfaqje të ndyrë. Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem se e keni bërë komunizëm këtë vend. Edhe ta dini se kjo është shfaqje e ndyrë. Shumë faleminderit!

Edi Rama: Pika e parë, rrugaçëria nuk është trimëri. Domethënë të çohesh edhe ta thyesh tjetrin. Ti thua je mashtruesi më i madh, e kam dëgjuar nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq dhe më vjen keq për ata që i botojnë, unë mund të jem ironi, por kurrë nuk do të dëgjosh nga unë nga këto akuzat rrugaçërore. Miqësisht hiqi këto për veten tënde. Argumentin nuk e bëjnë më të fortë fyerjet, as trim nuk të bëjnë. As mos ki merak, se ti për mua jeton një mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde. Ti e quan popullin dele. Kjo që bërë është rrugaçëri, jo se je rrugaç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat