Skandali me “DH Albania”, po heton dhe Autoriteti i Konkurrencës

Shqipëria

Skandali me “DH Albania”, po heton dhe Autoriteti i Konkurrencës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Pas skandalit të 2 tenderëve të fituar nga kompania DH Albania me dokumente të falsifikuara, Autoriteti i Konkurrencës pritet të nisë hetimet për të gjitha garat e dyshimta të prokurimeve publike, sikurse janë ato me pjesëmarrjen e vetëm një kompanie, garat me kushte specifike që përcaktojnë kompanitë fituese apo aplikime që diktojnë fituesin e sigurtë.

Në një prononcim për TV SCAN, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Juliana Latifi thotë se zhvillimi i këtyre garave fiktive prish rregullat e konkurrencës së lirë mes kompanive.

Latifi shton se edhe për 2 tenderët e Unazës së Madhe dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit po shikohen format që do të ndiqen për nisjen e hetimit nga dikasteri që ajo përfaqëson.

Kompania DH Albania u përfshi një skandalin e falsifikimit të dokumenteve, duke përfituar rreth 30 milion euro nga paratë publike.

Ajo u shpall fituese për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe të Tiranës, me një vlerë kontrate prej 18 milion euro si dhe e një kontrate 12 milion euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për linjën e re 220 kV Burrel – Peshkopi.

Kjo kompani dorëzoi pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit një dokument të falsifikuar të sekretarit të shtetit të Delawere në SHBA, ndërkohë që tashmë prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet mbi këtë skandal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat