Kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, u tregua i jashtëzakonshëm në disiplinën e sllallomit, e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Saalbach të Austrisë. Austriaku shënoi fitoren e 63-të në Kupën e Botës.
Hirscher ka qenë më i shpejt se rivalët, si në rrëshqitjen e parë po ashtu edhe në të dytën. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:54,98 minuta dhe la pas vetes për 38 qindtat zviceranin Loic Meillard. Hirscher fitoi edhe 100 pikë të reja dhe po e thellon gjithnjë e më shumë epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Tre të parët
Norvegjezi Henrik Kristoffersen zuri vendin e tretë me 47 qindtat e kohës më të dobët se fituesi i garës dhe për një fije të flokut i ikë pozita e dytë, ngec për 9 qindtat. Manuel Feller nga Austria renditet në vend të katërt dhe për 19 qindtat ngec nga Kristoffersen. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher prinë me 620 pikë, pasojnë Kristoffersen (352), Franz (341), Svindal (333), Meillard (309), Kilde (303) etj. ndërsa në disiplinën e sllallomit Hirscher prinë me 200 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen (140), Meillard (98) etj.
Rezultatet
1. Marcel Hirscher (Austria) 1:54,98
2. Loic Meillard (Zvicra) +00,38
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +00,47
4. Manuel Feller (Austria) +00,66
5. Michael Matt (Austria) +00,78
6. Daniel Yule (Zvicra) +00,78
7. Clement Noel (Franca) +00,79
8. Stefan Hadalin (Sllovenia) +01,00
9. Marco Schwarz (Austria) +01,02
10. Ramon Zenhäusern (Zvicra) +01,08