Trajneret e hendbollit mbushen kondicion në skijim

Skijim

Trajneret e hendbollit mbushen kondicion në skijim

Nga: K. G. Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 17:53
Vlora Jashari dhe Blerta Tërpeeza

Shumë herë thonë se skijimi është nga sportet që i përforcon shumë sportistët për t’u përgatitur edhe për garat, si bie fjala hendbolli.  Trajneret e hendbollit Vlora Jashari dhe Blerta Tërpeza, shprehen se skijimi është sport që iu fle në zemër, por shumë herë edhe  i mbush kondicion.

Image

“Skijimi shumë herë e shohim si armë të fortë që të mbushemi kondicion dhe për të qenë në nivel në prag të përgatitjeve, që presim t’i nisim me ekipin e Kastriotit në fund të janarit apo fillim të shkurtit. Gjithmonë e preferojmë Brezovicën, që ka kushte ideale dhe ka mjaft borë aktualisht, që të skijojmë dhe të mbushem edhe kondicion.

Image

Çdo vikend jemi në skijim, sepse e vlerësojmë si shumë të rëndësishëm që të mbajmë edhe formën”, thonë njëzëri ish hedbollistet, aktualisht drejtojnë Kastriotin, që përfundoi në vend të katërt me 13 pikë të mbledhura gjatë vjeshtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat