Federata e Skitarisë së Kosovës ka shpalluar laureatët e vitit 2018

Skijim

Federata e Skitarisë së Kosovës ka shpalluar laureatët e vitit 2018

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:43
Federata e Skitarisë së Kosovës ka shpallur më të mirët e viti 2018

Në një ceremoni të organizuar gjatë ditës së sotme, Federata e Skitarisë së Kosovës ka shpallur më të mirët e viti 2018.

Për Federatën e Skitarisë së Kosovës ky vit ishte një vit i veçantë pasi këtë vit ata u pranuan me të drejtat e plota në Federatën Ndërkombëtare të Skitarisë si dhe këtë vit  ata morrën pjesë për herë të parë në lojërat dimërore Olimpike.

I pari i kësaj Federate, Milaim Kelmendi nuk foli shumë sa i përket sukseseve të kësaj federate, por iu uroj mysafirëve mirëseardhje në këtë ceremoni.

“Pasi që Artani foli për shumicën e aktivetteve tona që na I kemi bërë  dhe të cilat do ti bëjmë në të ardhmen nuk mbetet tjerë me ju tregu vetëm ju urdhoj mirëseardhje dhe ju urojë sukses”, pohoi Kelmendi.

Ndërkohë prezent në këtë ceremoni ishte edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i cili shprehu gatishmërinë për ti ndihmuar si Komitet jo vetëm kësaj federate por të gjitha federatave tjera të cilat janë bërë pjesë e Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Kam nderin në emer të Komiteti Olimpik të ju përshendes, të ju përgëzoj për një vit të suksesshëm që keni pasur, ne vitin 2018, me dy të arrituara historike, njohja me të drejtat të plota, por edhe njëkohësisht pjesmarrja e parë në Lojërat Dimërore Olimpike me Albin Tahiri-n i cili ishte me pesëë norma Olimpike, në pesëë disipilnia dhe vërtet kjo ishte magjike ta çuaj ashtu sepse dukej sikur ti kemi pesë sportistë sepse ai merrte pesëë herë, pesë herë me flamuar pesë herë e ndizte atmosferën dhe pesë herë në përfaqësontë në mnëyrën më dinjitoze”, u shpreh Hasani:

Federata e Skitarisë së Kosovës, ndau çmimet për laureatët duke u bazuar në paraqitjet dhe të arriturat e tyre në vitin 2018.

Në kategorinë e Shpresave tek femrat U8 çmimi i parë u nda për dy garueset Alea Vrella dhe Rejda Dreshaj të cilat kishin pikë të barabarta.

Në kategorinë e njëjtë por tek meshkujt çmimi i më të merit I takoi Andi Pupovci-t, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Eri Vrella.

Në kategorinë U14 dhe U16 tek femrat vendin e parë e zuri Klea Vrella ndërkohë që tek meshkujt Ylli Bojku.

Federata e Skitarisë së Kosovës ndau çmimin edhe për puntorin sportiv të vitit të cilin e fitoi Mentor Maloku, gjyqatari i vitit u shpall Gazmend Loshi, ndërkohë që trajneri i vitit Agim Pupovci.

Ndërsa klubi i vitit nga Federata e Skitarisë së Kosovës u shpall Klubi Alpi i cili nuk kishte konkurent të denjë në këtë drejtim.

Skitarja më e mirë fëmer u shpall Adea Kollquku, nga Klubi i Skitarisë Rusoli e ndjekur nga Krenare Lika, Rita Idrizi, Erza Zogu dhe Djellza Kastarti.

Ndërkohë në kategorinë e meshkujve skitari më i mirë u shpall  Arbi Pupovci i klubit të Skitarisë Alpi, i ndjekur nga Eron burri, Dardan Buogvci, Erona Kapuqi dhe Sevgin Lika.    

Ndërkohë që skitari meritor nga Federata e Skitarisë së Kosovës, u shpall Albin Tahiri i cili u cilësua si skitari më meritor gjatë vitit 2018.

Kujtojmë që shumica nga fituesit nuk ishin prezent në këtë ceromi, për shkak se ishin në gara ndërkombëtare të cilat janë duke u mbajtuar në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat