Rekord i amerikanes

Skijim

Rekord i amerikanes

Nga: K. Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:29
Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, regjistron fitoren e 50-të në karrierën e saj në Kupën e Botës.  Shiffrin shënon rekord,  me këtë fitore arrin në shifrën 50. 23-vjeçarja bëri paraqitje fantastike, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:36,72 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Courchevel të Francës. Shifrin në moshë kaq të re, ka regjistruar edhe fitoren e 35 në disiplinën e sllallomit. Sllovakja Petra Vlhova renditet në vendin e dytë me 29 qindtat e sekondës më të dobët se vendi i parë, kurse suedezja Frida Hansdotter renditet në pozitën e tretë me 37 qindtat e kohës më të dobët se Shiffrin. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë me 889 pikë, duke lënë pas sllovaken  Vlhova 388 etj.  ndërsa Shiffrin udhëheq me 400 pikë edhe në disiplinën e sllallomit, pasojnë Vlhova (320), Holdener (195).

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA)     1:36,72

2. Petra Vlhova (Sllovakia)          +00,29

3. Frida Hansdotter (Suedia) +00,37

4. Wendy Holdener (Zvicra)  +01,14

5. Katharina Liensberger (Austria)      +01,30

6. Nina Haver-Löseth (Norvegjia) +01,49

7. Anna Swenn-Larsson (Suedia)  +01,88

8. Erin Mielzynski (Kanada)  +02,06

9. Chiara Costazza (Italia)    +02,34

10. Kristin Lysdahl (Norvegjia)     +02,72

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat