Dominojnë italianët

Skijim

Dominojnë italianët

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:29
Dominik Paris

Skiatorët italianë dominojnë në disiplinën e lëshimit, që u mbajt në Bormio të Italisë. Dominik Paris zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:55,21 minutë, me kohën më të shpejt për 36 qindtat se bashkëkombësi i tij Christof Innerhofer. Zvicerani Beat Feuz renditet në vend të tretë dhe me kohë me të ngadalshme për 52 qindtat e sekondës me pak se pozita e parë. Amerikani Bryce Bennett nuk arriti në vend të tretë por mbeti në pozitën e katërt me 67 qindtat e sekondës me pak se Paris.  Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Hirscher udhëheq me 620 pikë, duke lënë pas Franz 363 etj. ndërkaq në renditjen e disiplinës në lëshim Feuz udhëheq me 260 pikë, duke lënë pas tij Franz me 222 e Paris me 196, etj.

Rezultatet

1. Dominik Paris (Italia)        1:55,21

2. Christof Innerhofer (Italia)          +0,36

3. Beat Feuz (Zvicra)    +0,52

4. Bryce Bennett (SHBA)       +0,67

5. Vincent Kriechmayr (Austria)     +0,96

6. Matthieu Bailet (Franca)   +1,02

7. Matthias Mayer (Austria) +1,17

8. Johan Clarey (Franca)       +1,39

9. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +1,46

10. Benjamin Thomsen (Italia)       +1,61

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat