Dramë në skijim, Paris ‘mbret’ në Bormio

Skijim

Dramë në skijim, Paris ‘mbret’ në Bormio

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:24
Paris ‘mbret’ në Bormio, EPA

Skiatori italian, Dominik Paris, shënon fitoren e dytë me radhë në Qendrën e Skive në Bormio të Italisë! Paris është ‘mbret’ në Bormio. Garë atraktive, sidomos për vend të parë në supersllallom të madh, kur Paris për një të qindtën ka qenë më i shpejt se austriaku Mattias Mayer. Paris zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29,95 minuta. Mayer me pak fat do të fitonte garën, por ngeci në vend të dytë, kurse norvegjezi Aleksander Kilde arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të ngadalshme për 46 qindtat se fituesi i garës dhe me katër qindtat ka qenë më i shpejt se austriaku Vincent Kriechmayr. Në renditjen e supersllallomit të madh, Svindal prinë me 219 pikë, duke lënë prapa Caviezel (190), Mayer (188) etj. Ndërkaq Hirscher udhëheq me 620 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, pas tij janë Franz (408), Kilde (392) etj.

Renditja

1. Dominik Paris (Italia)      1:29,95

2. Matthias Mayer (Austria)      +0,01

3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0,46

4. Vincent Kriechmayr (Austria)        +0,50

5. Max Franz (Austria)        +0,80

6. Beat Feuz (Zvicra)    +0,86

7. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia)  +0,94

8. Marco Odermatt (Zvicra)       +1,18

9. Johan Clarey (Franca)     +1,20

10. Mauro Caviezel (Zvicra)       +1,23

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat