Hirscher ashtu si di, dominon në sllallom!

Skijim

Hirscher ashtu si di, dominon në sllallom!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2019 Në ora: 17:07
Hirscher ashtu si di, dominon në sllallom!

Kampioni në fuqi i botës, austriaku, Marcel Hirscher, është mjeshtër në disiplinën e sllallomit të Kupës. Ai fiton për herë të 30-të në disiplinën e sllallomit apo ishte hera e pestë që fiton sllallomin e Slejmit të Zagrebit.

Hirscher ashtu di, shënoi fitore me kohë të kaluar për 1:48.64 minuta, me kohë më të shpejt për 60 qindtat se francezi Alexis Pinturault. Austriaku Manuel Feller renditet në vend të tretë dhe me kohë më të dobët për dy qindtat se Pinturault dhe 62 se fituesi i garës.

Rezultat zhgënjyes ka arritur norvegjezi Henrik Kristoffersen, i cili renditet në vend të pestë me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 35 qindtat se Hirscher, ndërsa gjermani Felix Neureuther u radhit i teti në klasifikim. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher prinë me 756 pikë, përcillet nga Kristoffersen (421), Franz (408),  Pinturault (392), Kilde (392) etj. ndërsa në sllallom Hirscher udhëheq me 336 pikë, pasojnë Yule (246), Schwarz (235), Kristoffersen (209) etj.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria) 1:48.64

2. Alexis Pinturault (Franca) +0.60

3. Manuel Feller (Austria) +0.62

4. Clement Noel (Franca) +01,20

5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +01,35

6. Sebastian Solevaag (Norvegjia) +01,62

7. Istok Rodes (Kroacia)  +01,67

8. Felix Neureuther (Gjermania)    +01,85

9. Daniel Yule (Zvicra)    +01,94

10. Stefano Gross (Italia) +01,97

Të gjithë fituesit e sllallomit në Slejme

2008: Mario Matt (Austria)

2009: Jean-Baptiste Grange (Franca)

2010: Giuliano Razzoli (Italia)

2011: Andre Myhrer (Suedia)

2012: Marcel Hirscher (Austria)

2013: Marcel Hirscher (Austria)

2015: Marcel Hirscher (Austria)

2017: Manfred Moelgg (Italia)

2018: Marcel Hirscher (Austria)

2019: Marcel Hirscher (Austria)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat