Edhe një fitore e radhës për austriaken

Skijim

Edhe një fitore e radhës për austriaken

Nga: K. Goca Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:52
Ramona Siebenhofer

Skiatorja nga Austria Ramona Siebenhofer shënoi fitoren e radhës (brenda dy ditëve), në garën që u mbajt në Cortina d'Ampezzo të Italisë. Skiatoret austriake dominuan në lëshim. Siebenhofer zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:36.22 minuta,  duke regjistruar fitoren e dytë rresht në këtë disiplinë brenda dy ditëve.

Nicole Schmidhofer nga Austria renditet në vend të dytë dhe me vetëm 4 qindtat larg fitueses së garës, çka dëshmon se ka qenë një rivalitet i madh.

Skiatorja nga Sllovenia Ilka Stuhec arriti në pozitën e tretë me 51 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë dhe për 12 qindtat ka qenë më e shpejt se Kira Weidle e Gjermanisë. Në renditjen e lëshimit Schmidhofer prinë me 328, e ndjekur nga Siebenhofer (320) e Stuhec (298) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme amerikania Mikaela Shiffrin sundon me 1394 pikë, pasojnë Petra Vlhova (898), Wendy Holdener (597) etj.

Rezultatet

1. Ramona Siebenhofer (Austria) 1:36.22

2. Nicole Schmidhofer (Austria) +0.04

3. Ilka Stuhec (Sllovenia) +0.51

4. Kira Weidle (Gjermania) +0.63

5. Viktoria Rebensburg (Gjermania) +1.16

6. Cornelia Huetter (Austria) +1.22

7. Michelle Gisin (Zvicra) +1.25

8. Ester Ledecka (Çekia) +1.26

9. Lindsey Vonn (SHBA) +1.36

9. Christina Ager (Austria) +1.36

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat