Dramë në Are, Paris i artë, Clarey e Kriechmayr stolisen me medalje të argjendtë

Skijim

Dramë në Are, Paris i artë, Clarey e Kriechmayr stolisen me medalje të argjendtë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:10
Paris

Garë dramatike në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Are të Suedisë.  Dy skiatorë stolisen me medalje të argjendtë dhe të cilët mbeten me 9 qindtat e sekondës larg fituesit të garës!  Skiatori italian Dominik Paris bëri paraqitje fantastike, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:24.20 minuta. Paris stoliset me medalje të artë, sukses i jashtëzakonshëm. Kjo është medalja e dytë në karrierën e tij, pas të argjendtës në lëshim në vitin 2013 në Schladming.

Francezi Johan Clarey dhe austriaku Vincent Kriechmayr arritën me kohë të njëjtë në vend të dytë, 1:24.29 minuta ose për nënta qindtat kanë qenë më të dobët se Paris. Për Clarey dhe për Kriechmayr është medalja e parë në Kampionatin Botëror.

Image

Paris

Skiatori nga Italia Christof Innerhofer nuk arriti kohën e duhur që të futet në podium, zuri pozitën e katërt me 35 qindtat e kohës më të dobët se Paris. Karakteristikë tjetër e kësaj gare pa dyshim se ka qenë edhe renditja e tre skiatorëve në pozitën e tetë dhe në të njëjtën kohë, si Mattia Casse (Italia), Steven Nyman (SHBA) e Adrian Sejersted (Norvegjia). Të tre garuesit patën kohën më të dobët për 50 qindtat se fituesi i garës. Prandaj, gara në Are ka qenë shumë e fortë, ku më së miri e faktojnë edhe dy skiatorë tjerë që zunë vendin e dytë dhe fituan medalje të argjendtë dhe tre të tjerë janë me kohë të njëjtë në pozitën e tetë.

Rezultatet

1. Dominik Paris (Italia)   1:24.20

2. Johan Clarey (Franca) +0.09

2. Vincent Kriechmayr (Austria)      +0.09

4. Christof Innerhofer (Italia)   +0.35

5. Adrien Theaux (Franca)      +0.3

6. Josef Ferstl (Gjermania)      +0.39

7. Brice Roger (Franca)   +0.41

8. Mattia Casse (Italia)    +0.50

8. Steven Nyman (SHBA)        +0.50

8. Adrian Sejersted (Norvegjia)       +50

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat