Tahiri i zhgënjyer me atë që i ndodhi në Kampionatit Botëror “Are 2019”

Skijim

Tahiri i zhgënjyer me atë që i ndodhi në Kampionatit Botëror “Are 2019”

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 23:03
Albin Tahiri

Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ishte i pafat në garën e sotme në kombinim alpik të Kampionatit Botëror “Are 2019”, që po mbahet në Suedi.

Në lëshimin e parë doli i 52-ti me kohë 1:12.02 sekonda, ndërsa në lëshimin e dytë doli nga shtegu.

Ai është i dëshpëruar me atë që i ndodhi, ndërsa thotë se është koha për të punuar dhe për të arritur rezultate edhe më pozitive në “Are 2019”.

“Fatkeqësisht nuk e përfundova garën e kombinimit alpik. Pata lëshim të mirë dhe provova të bëj sllallom të shpejtë, por dola nga shtegu. Jam i kënaqur me ecurinë në këtë kampionat kështu që tani të shohim çfarë mund të bëjmë tani në stërvitje”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Albini tani do të garojë në sllallom dhe sllallom të madh, ku synon të arrijë rezultate pozitive.

Tahiri është skitari i vetëm që e ka përfaqësuar vitin e kaluar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore në pesë disiplina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat