Kristoffersen më i shpejti, i artë në sllallomin e madh

Skijim

Kristoffersen më i shpejti, i artë në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 19:42
Kristoffersen më i shpejti, i artë në sllallomin e madh, foto Alessandro Trovati/Associated Press

Norvegjezi Henrik Kristoffersen triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh në Kampionatin Botëror në ski, që po mbahet në Are të Suedisë. Kristoffersen dëshmoi formë të mirë dhe ia doli të stoliset me medalje të artë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:20,24 minuta ose për 20 qindtat ka qenë më i shpejt se kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher.

Kristoffersen u tregua jashtëzakonisht i mirë, sidomos në rrëshqitjen e dytë, sepse në të parën kishte ngec në vend të tretë me 18 qindtat larg francezit Pinturault. Në përgjithësi ka qenë një garë interesante, sidomos për pozitën e parë, ku Kristoffersen ka pasur diferencë të ngushtë me vendin e dytë.

Hirscher fitoi medaljen e argjendtë, i cili për 22 qindtat ka qenë më i mirë se francezi Alexis Pinturault. Hirscher u përpoq me gjithë arsenalin por nuk ia doli të fitoi garën, megjithatë arriti medalje. Francezi Alexis Pinturault nuk ishte sikurse në rrëshqitjen e parë,  megjithatë ia doli të arrijë në podium dhe të stoliset me medalje të bronztë.  Zvicerani Loic Meillard renditet në pozitën e katërt, por me kohë më të ngadalshme për 92 qindtat më të ngadalshme se pozita e parë.

E veçanta ka qenë se dy skiatorë përfunduan me të njëjtën kohë dhe në pozitën e pestë. Është fjala për austriakun Marco Schwarz dhe sllovenin Zan Kranjec, të cilët patën kohën me të dobët për një sekondë e 4 qindtat se fituesi i garës. Si Schwarz si Kranjec u munduan maksimalisht por nuk arritën kohë më të mirë. Gjermani Alexander Schmid renditet në vend të tetë me kohë më të dobët për një sekondë e 19 qindtat se Kristoffersen.

Rezultatet

1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 2:20,24

2. Marcel Hirscher (Austria)  +0.20

3. Alexis Pinturault (Franca) +0.42

4. Loic Meillard (Zvicra)        +0.92

5. Marco Schwarz (Austria)  +1.04

5. Zan Kranjec (Sllovenia)     +1.04

7. Kristian Haugen (Norvegjia)       1.08

8. Alexander Schmid (Gjermania)  +1.19

9. Stefan Brennsteiner (Austria)     +1.38

10. Marco Odermatt (Zvicra)         +1.39

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat