Dita e austriakëve! Hirscher - i artë!

Skijim

Dita e austriakëve! Hirscher - i artë!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:19
Dita e austriakëve! Hirscher - i artë!

Skiatori më i mirë në botë, Marcel Hirscher, fitoi medaljen e artë të dielën në sllallom në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Are të Suedisë. Marcel Hirscher bëri paraqitje fantastike, zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:05.86. Austriaku ka pasur kohën më të mirë për 65 qindtat se bashkëkombësi i tij, Michael Matt.  

Image

Në podium

Në fakt ka qenë dita për skiatorët e Austrisë, për faktin se përveç Hirscher që u stolis me të artën dhe Matt me të argjendtën, edhe Marco Schwarz arriti në podium, me kohë më të dobët për 76 qindtat se vendi i parë.  Schwarz fiton medaljen e bronztë. Në vend të katërt renditet Alexis Pintaurault i Francës me kohën më të dobët për 17 qindtat se pozita e tretë.

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)  2:05.86

2. Michael Matt (Austria)       +0.65

3. Marco Schwarz (Austria)    +0.76

4. Alexis Pintaurault (Franca)         +0.93

5. Ramon Zenhaeusern (Austria)  +0.96

6. Manuel Feller (Austria)       1,04

 7. Clement Noel (Franca)   1,09

 8. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)       1,12

 9. Dave Ryding (Britania e Madhe)        1,17

 10. Stefano Gross (Italia)        1,47

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat