Goggia fiton në lëshim, la pas vetes Hahlenin dhe Behramin

Skijim

Goggia fiton në lëshim, la pas vetes Hahlenin dhe Behramin

Nga: K. Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 19:02
Goggia fiton në lëshim, la pas vetes Hahlenin dhe Behramin

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, shënoi fitore në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Crans - Montana të Zvicrës. Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29,77 minuta, duke lënë pas vetes zviceranet Joana Hahlen dhe Lara Gut Behrami. Hahlen zuri vendin e dytë me kohë më të dobët për 36 qindtat se vendi i parë dhe me kohë më të mirë për 10 qindtat se Behrami që renditet në pozitën e tretë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.794 pikë, duke lënë pas Vlhovan me 1.075 e Holdener me 783, ndërsa në lëshim Schmidhofer i prinë renditjes me  414 pikë, e ndjekur nga Siebenhofer 354 e Stuhec 343.

Rezultatet

 1. Sofia Goggia (Italia)    1:29,77

 2. Joana Hählen (Zvicra) +0,36

 3. Lara Gut Behrami (Zvicra)   0,46

 4  Nicole Schmidhofer (Austria)      0,52

 5  Corinne Suter (Zvicra) 0,59

 6. Stephanie Venier (Austria)  0,68

 7. Jasmine Flury (Zvicra) 0,71

 8. Federica Brignone (Italia)   0,78

 9. Nadia Fanchini (Italia) 0,83

10. Romane Miradoli (Franca) 1,04

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat