E pabesueshme se si Xhevdet Mazrekaj gjunjëzonte serbët! Njohësit në Serbi ishin të shtangur...

Skijim

E pabesueshme se si Xhevdet Mazrekaj gjunjëzonte serbët! Njohësit në Serbi ishin të shtangur...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 19:14
Xhevdet Mazrekaj

Kosova si gjithmonë ka pasur sportistë kulmorë, që lanë gjurmë të pashlyeshme në periudha të ndryshme. Vitet e 70-ta dhe të 80-ta, janë vite të arta ose siç thonë shumë herë gjeneratat e vjetra, të papërsëritshme. Kosova kishte sportistë të shkëlqyeshëm në degë të ndryshme sportive, si në futboll, hendboll, basketboll, skijim, boks, xhudo etj. 

Image
Në vitin 1978 revista ‘Zëri i Rinisë’ shkruante me shumë bujë për Xhevdet Mazrekajn, duke numëruar rekordet e tij, tri herë rresht kampion, e papërsëritshme.

Skijimi është prej sporteve të veçanta, që besa i takon edhe sporteve ekstreme, por në anën tjetër është edhe atraktiv.  Në kohën e viteve të 70-ta dhe në fillim të viteve të 80-ta, pa dyshim se duhet veçuar sukseset e skiatorit Xhevdet Mazrekaj, që kishte mahnitur me sukseset e tija, kishte bërë senzacion në garat republikane të asaj kohe, ku kishin marrë pjesë skiatorët më të mirë nga Serbia, Vojvodina dhe Kosova, tri vende me rreth 10 milion banorë, konkurrencë e fortë.

Ndryshe Mazrekaj është pronar i gazetës kombëtare “Bota sot”, me traditë 24 vjeçare. Në fakt, senzacion ishte se Mazrekaj ka qenë kampion i trefishtë republikan në tri disiplina alpike, sllallom, sllallom i madh dhe lëshim, për tri vite rresht (1975/76 e 77), që edhe njohësit e këtij sporti atëbotë kishin mbetur të shtangur, i kishte kapluar xhelozia sepse nuk kishin asnjë zgjidhje apo formulë se si ta frenonin djaloshin e artë të Kosovës! Ajo që befasonte të gjithë, ka qenë kampion edhe në lëshim edhe në sllallom edhe në sllallomin e madh, e pakapshme për kokën e secilit trajner të asaj kohe. 

Image
Xhevdet Mazrekaj në fillim të viteve 1980 në Brezovicë

Pak ose fare nuk mbahet mend që ndonjë skiator ka qenë i suksesshëm edhe në lëshim edhe në sllallom, dy disiplina diametralisht të kundërta! Lëshimi e sllallomit nuk shkojnë bashkë dhe as që përshtaten. Por Mazrekaj kishte talent të jashtëzakonshëm, kishte një shpirt luftarak dhe ishte shpërthyes në secilën disiplinë, duke i gjunjëzuar skiatorët nga Serbia, që kishin kushte dhjetëfish më të mira se ai! Siç thoshte edhe trajneri i tij, Feta Musa (trajner në KS Rusolia në atëkohë), Mazrekaj me brezin e tij kanë qenë një brez i artë, apo trajneri (i ndjeri) Hajrush Demaj (trajner në KS Universiteti atëkohë), e quante një pasuri e skijimit. 

Edhe serbët ishin të habitur në at periudhë dhe në asnjë formë nuk mund ta imagjinoni as të besonin se si një shqiptar nga Kosova, po tregon besim të plotë në vete, aq guxim e shkathtësitë edhe në lëshim edhe në sllallom edhe në sllallomin e madh. Mazrekaj në tri disiplina ka qenë i artë (lëshim, sllallom e sllallom të madh)! Që besa atëkohë që të futesh në konkurrencë apo në ekip të Kosovës, u desh të jesh dhjetë herë më i mirë se një serb, por Mazrekaj nuk e kishte at brengë, për faktin se ishte bindshëm më i mirë se të tjerët dhe as që diskutohej t’i sfidohej vendi atij. 

Image
KS Universiteti i vitit 1976-1977

Pa dyshim se Mazrekaj ka qenë një trishtim edhe për vetë skiatorët e Serbisë, sepse kur e shihnin në garë, e dinin se aty nuk ka më fitore për ta, duke e njohur talentin, teknikën e Mazrekajt dhe se si e zhvillonte shpejtësinë me aq mjeshtri në shteg. Në vitin 1978 revista ‘Zëri i Rinisë’ shkruante me shumë bujë për Mazrekajn, duke numëruar rekordet e tij, tri herë rresht kampion, e papërsëritshme.

Image
Në vitin 1978 revista ‘Zëri i Rinisë’ shkruante me shumë bujë për Xhevdet Mazrekajn, duke numëruar rekordet e tij, tri herë rresht kampion, e papërsëritshme.

Xhevdet Mazrekaj që ende si ka mbushur të 18-tat “(Ish-anëtar i ‘Rusolisë’ së Pejës dhe tash i Universitetit të Prishtinës) jo më pak se tri herë rresht (më 1975/76 dhe më 1977) është bërë kampion republikan në të tri disiplinat alpike. Po ashtu edhe në garat krahinore më 1973 shënoi rezultat rekord duke u bërë kampion në të tri disiplinat alpike. Edhe në këtë vit, në garat krahinore Xhevdeti zuri vendin e parë. Pra, rezultatet e Xhevdetit filluan të renditën që nga mosha 10-vjeçare. 

Xhevdet Mazrekaj në Flims, 2019.

Image
Xhevdet Mazrekaj në Flims, me 1 janar të vitit 2019

Momentalisht Xhevdet Mazrekaj është maturant në SHME në Pejë dhe dëshira e tij është që të regjistrohet në fakultetin ekonomik, meqenëse është edhe nxënës  dalluar në këtë lëmë”, shkruante 'Zëri  Rinisë' në vitin 1978 me autor M. Alaj. 

Image
Xhevdet Mazrekaj gjatë një stërvitje në Brezovicë në vitet e 1976-77

Rezultatet e Mazrekajt shkaktuan tërmet te skiatorët e Serbisë, u fol shumë atëkohë për të, nga njohësit e kësaj fushe u diskutua dhe u analizua se si është e mundur për tri vite rresht (1975-77) një shqiptar me kushte aspak të mira për rrethana të Kosovës, të jetë kampion republikan, sidomos në lëshim, në sllallom e sllallom të madh.  Njohësit nga Serbia e më gjerë nuk gjenin dot atëkohë ndonjë recetë se si ta parandalonin shqiptarin e Kosovës, që i gjunjëzonte sa herë të donte garuesit e tyre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat