Paris më i miri në lëshim, +25 nga Feuz

Skijim

Paris më i miri në lëshim, +25 nga Feuz

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:47
Paris më i miri në lëshim, foto AP

Skiatori italian Dominik Paris u tregua më i suksesshëm në lëshim dhe triumfoi në Kupën e Botës, që u mbajt në Kvitvjell të Norvegjisë. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:45.74 minutë, me një kohë më të mirë për 25 qindtat se zvicerani Beat Feuz. Në vendin e tretë renditet Matthias Meyer nga Austria me kohë më të dobët për 37 qindtat se fituesi i garës dhe për 12 qindtat se Feuz. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, austriaku Hirscher prinë me 1.408 pikë, i pasuar nga francezi  Pinturault me 918,  norvegjezi Kristoffersen 808, ndërsa në lëshim Feuz udhëheq me 500 pikë, 80 më shumë se Paris.

Rezultatet

1. Dominik Paris (Italia)   1:45,74

 2. Beat Feuz (Zvicra)       +0,25

 3. Matthias. Mayer (Austria)   +0,37

 4. Mauro Caviezel (Zvicra)      +0,62

 5. Vincent Kriechmayr (Austria)      +0,64

 6. 0tmar Striedinger (Austria) +0,94

 7. Steven Nyman (SHBA)         +0,96

 8. Kjetil Jansrud (Norvegjia)   +1,04

 9. Jared Goldberg (SHBA)        +1,25

 10. Johan Clarey (Franca)       +1,30

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat