Edhe një fitore e Dominik Parisit

Skijim

Edhe një fitore e Dominik Parisit

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2019 Në ora: 15:03
Edhe një fitore e Dominik Parisit

Skiatorit nga Italia, Dominik Paris, i shkoi fortë mirë në Qendrën e Skive në Kvitfjell të Norvegjisë.  Ai shënoi fitoren e dytë rresht pas asaj të shtunës në disiplinën e lëshimit. Paris triumfoi në supersllallomin e madh në Kupën e Botës! Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:29.20 minuta.  Paris shënoi fitore me një epërsi mjaft të mirë, + 43 qindtat para norvegjezit Kjetil Jansrud, që u rendit në pozitën e dytë.

Ndërkaq, zvicerani Beat Feuz kësaj radhe renditet në vend të tretë, nuk e kishte pozitën sikur në ditën e shtunë kur u plasua i dyti në renditje. Feuz renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 60 qindtat se Parisi. Austriaku Vincent Kriechmayr përfundoi në vend të katërt me 82 qindtat e kohës më të ngadalshme se fituesi i garës. Mbi të gjitha, gara ka qenë e fortë dhe që ka kënaqur tifozët e shtigjeve të bardha.  

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, kampioni në fuqi Hirscher udhëheq bindshëm me 1.408 pikë, pasojnë Pinturault (918), Kristoffersen (808), Paris (750) etj. ndërsa në renditjen e disiplinës së supersllallomit të madh, Paris kryeson me 330 pikë apo ka 46 pikë më shumë se austriaku Kriechmayr, ndërsa në vend të tretë është Kilde me 267 pikë etj.

Rezultatet  

1. Dominik Paris (Italia)        1:29,20

2. Kjetil Jansrud (Norvegjia) +0,43

3. Beat Feuz (Zvicra)    +0,60

 4. Vincent Kriechmayr (Austria)    0,82

5. Ttravis Ganong (SHBA)      0,89

6. Aleksander Kilde (Norvegjia)     0,93

7. Mauro Caviezel (Zvicra)    1,00

8. Brice Roger (Franca) 1,08

9. Christof Innerhofer (Italia)          1,13

9. Johan Clarey (Franca)       1,13

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat