Vlhova fiton me diferencë të ngushtë në sllallomin e madh

Skijim

Vlhova fiton me diferencë të ngushtë në sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:50
Vlhova fiton me diferencë të ngushtë në sllallomin e madh

Skiatorja e Sllovakisë, Petra Vlhova, shënoi fitore me diferencë të ngushtë ndaj gjermanes Viktoria Rebensburg. Vlhova ka qenë më e mirë në disiplinën e sllallomit të madh, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:24,69 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Spindleruv Mlyn të Çekisë. Ajo fitoi me një diferencë të ngushtë për 11 qindtat se Viktoria Rebensburg. Edhe në rrëshqitjen e parë edhe në të dytën ka qenë rivaliteti mes këtyre dy skiatoreve.

Në rrëshqitjen e parë Vlhova kishte epërsinë për 48 qindtat se Rebensburg dhe ngadhënjeu në këtë garë shumë të fortë për 11 qindtat e kohës më të mirë. Amerikania Mikaela Shiffrin renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 60 qindtat se pozita e parë.  Në pozitën e katërt renditet Federica Brignone nga Italia.

Ajo ka pasur kohën më të dobët për një sekondë e 49 qindtat se fituesja e garës dhe kohën me të mirë për 34 qindtat se vendi i pestë Meta Hrovat nga Sllovenia. Në renditjen e sllallomit të madh Shiffrin udhëheq me 515, e ndjekur nga Vlhova 418, Worley 410 etj. kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë bindshëm me 1854 pikë, pasojnë Vlhova 1175 e Holdener 863. 

Rezultatet 
1. Petra Vlhova (Sllovakia)    2:24,69
2. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    +0,11
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,60
4. Federica Brignone (Italia)    1,49
5. Meta Hrovat (Sllovenia)    1,83
 6. Eva Brem (Austria)    1,97
 7. Tessa Worley (Franca)    2,18
 8. Katharna Truppe (Austria)    2,49
 9. Ricarda Haaser (Austria)    2,62
10. Frida Hansdotter (Suedia)    2,68

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat