Shiffrin tregon mjeshtrin në sllallom 

Skijim

Shiffrin tregon mjeshtrin në sllallom 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 mars 2019 Në ora: 15:41
Shiffrin tregon mjeshtrin në sllallom 

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin tregon mjeshtrin e saj në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Spindleruv Mlyn të Çekisë. Shiffrin fitoi me kohë të kaluar për 1:38,98 minuta, me një kohë shumë më të mirë se vendi i dytë, për 85 qindtat e sekondës. Zvicerania Wendy Holdener zuri vendin e dytë me kohë shumë më të mirë, pra për 1 sekonda e 18 qindta se pozita e tretë  Petra Vlhova nga Sllovakia.

Shiffrin udhëheq me 1.060 pikë në renditjen e sllallomit dhe e ka në xhep “Globin e Vogël të Kristaltë”, pasi që ka epërsinë dukshëm para Vlhovas, e cila ka 817 pikë. Në renditjen e përgjithshme Shiffrin prinë me 1.954 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 1.235 pikë.

Rezultatet 
1. Mikaela Shiffrin (SHBA)    1:38,98
2. Wendy Holdener (ZVicra)        +00,85
3. Petra Vlhova (Sllovakia)    +02,03
4. Katharina Truppe (Austria)    +02,63
5. Kristin Lysdahl (Norvegjia)    +02,73
6. Anna Swenn-Larsson (Suedia)    +02,75
7. Frida Hansdotter (Suedia)    +02,80
8. Meta Hrovat (Sllovenia)    +03,13
9. Emelie Wikström (Suedia)    +03,30
10. Christina Geiger (Gjermania)    +03,31

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat